Njoftim për tender - Sigurimi i pajisjes me Tableta për fëmijët me probleme dëgjimi

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ka nisur implementimin e  projektit “I Learn/Unë Mësoj” të financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA. Në kuadër të këtij projekti shpall tenderin për pajisjen me tableta të fëmijëve me probleme dëgjimi.

Për më shumë mbi proçedurën dhe kriteret e aplikimit mund të vizitoni faqet

www.inovacioni.gov.al; www.unmesoj.al; www.iadsa.info.

Dosjen e tenderit mund ta tërhiqni pranë zyrës së projektit në adresën Rr.Papa Gjon Pali II, Nr.3 Kati 3, Ish-Inima Tiranë ose duke shkruar një e-mail në adresën info@unmesoj.al.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit të tenderit është data 12 Tetor 2015.