Postuar më: 03 Maj 2016

Vend i lirë Pune -- Koordinator/e Projekti për Projektin “I Learn/Unë Mësoj”

Thirrje për shprehje interesi:

Koordinator/e Projekti për Projektin “I Learn/Unë Mësoj”

Ky publikim ka afat për dorëzimin e dokumentave deri në datë: 3 Qershor 2016

 

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike është duke zbatuar projektin “I Learn/Unë Mësoj” të financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA, në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Fakultetin e Shkencave të natyrës, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë, Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe Organizatën Italiane CESTAS.

Projekti ka si objektiv pajisjen me tableta dhe ofrimin e një platforme dixhitale për njerëzit që nuk dëgjojnë duke kontribuar në integrimin e tyre tërësor në shoqëri.

Procesi i mësimdhënies për grupin e fëmijëve që nuk dëgjojnë do të lehtësohet nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje përmes një programi të personalizuar. Një program kompjuterik i specializuar do të zhvillohet për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave, program i cili do të ndikojë pozitivisht në shmangien e disa vështirësive siç është vështirësia e të shpjeguarit nga ana e mësuesve si dhe komunikimi interaktiv mes tyre dhe nxënësve të tjerë pa probleme dëgjimi.

Ky projekt propozon ngritjen e një platforme e-learning, e cila do të integrojë alfabetin multimedial daktilografik dhe fjalorin e gjuhës së shenjave të plotësuar edhe me përkthimin përkatës në gjuhën e folur. Platforma do të përfshijë gjithashtu programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, si dhe ushtrime të posaçme për këta nxënës.  Kohëzgjatja e projektit është deri më Tetor 2016.

Ju mund të dërgoni kërkesën tuaj për të qënë pjesë e këtij projekti, duke dërguar CV-në, një letër motivimi dhe 2 letra rekomandimi, në adresën e mëposhtme: info@inovacioni.gov.al me subjekt e-maili: Pozionin Pune IADSA.

Në kuadër të këtij projekti MSHIAP fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionet e poshtëpërmendura:

  1. Pozicioni: Koordinator/e projekti, Asistent/e Administrativ; dhe Përgjegjës për komunikimin.
  2. Kohëzgjatja e kontratave: 5 muaj

 

Pozicioni: Koordinator/e Projekti  

Kohëzgjatja e projektit: 5 muaj

Lloji i Kontratës: Kontratë me kohë të plotë

 

Koordinatori i Projektit është pjesë integrale e ekipit të projektit. Koordinatori i projektit është përgjegjës për koordinimin, organizimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projektit, me përfshirjen e plotë dhe bashkëpunimin me partnerët Shqiptarë dhe të huaj, nën drejtimin e Menaxherit të Projektit.

  • Të zhvillojë dhe të mbajë një plan të detajuar të projektit që përfshin të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit;
  • Të marrë pjesë në takimet e grupit të punës dhe në takimet e Komitetit Drejtues;
  • Të koordinojë takimet, duke përfshirë edhe organizimin e udhëtimit;
  • Sigurimi i bashkëpunimit mes partnerëve të projektit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar;
  • Përgatitja e organizimit të projektit dhe Listat e komunikimit;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të projektit në çdo hap dhe raportimi te Menaxheri i Projektit;
  • Përgjegjës për të marrë të dhëna nga aktivitetet në mënyrë të atillë që të nxirren rezultatet;
  • Ndihmon Menaxherin e Projektit për të përpiluar raportet progresit të projektit dhe analizën e performancës së aktiviteteve;
  • Përgatitja e planit të menaxhimit të rrezikut;
  • Monitoron planin e zbatimit për vizibilitetin e projektit;
  • Harton raporten narrative të projektit nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Projektit;
  • Harton pasqyrën e aktiviteteve të projektit dhe raportet e progresit, sa herë kërkohet nga menaxheri i Projektit;
  • Të sigurojë respektimin e afateve.

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e Koordinatorit të Projektit duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të këtë diplomë universitare. Avantazh përbën diploma në shkenca ekonomike, shkenca sociale, shkenca juridike;
  2. Të ketë 3-5 vjet eksperiencë pune, në fushën e projekteve, kryesisht të financuara nga BE dhe/ose nga donatorë të tjerë;
  3. Të ketë eksperiencë në shkrim projektesh;
  4. Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
  6. Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es.