Postuar më: 03 Maj 2016

Vend i lirë Pune -- Drejtor Projekti për Projektin “Innovation Hub”

Thirrje për shprehje interesi:

Drejtor Projekti për Projektin “Innovation Hub” 

Ky publikim ka afat për dorëzimin e dokumentave deri në datë: 3 Qershor 2016

 

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike është duke zbatuar projektin “Innovation hub” të financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA, në partneritet me Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti dhe Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim Marin Barleti.

Objektivi i këtij projekti është: Të promovojë dhe të mbështesë përfshirjen sociale duke siguruar programe të qëndrueshme të punësimit për të rinjtë duke rritur përfshirjen e tyre aktive në sipërmarrjen e TIK-ut, veprimeve krijuese, inovative dhe konkurruese përmes ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimin e partneriteteve dhe rritjen e aktivitetit sipërmarrës, duke nxitur zhvillimin e ideve/inisiativave  të reja dhe ndërrmarrjeve të vogla e të mesme.

Në kudër të këtij projekti një hapësirë prej 800 m², në zemër të kryeqytetit, është vënë në dispozicion të gjithë të rinjve të cilët kanë një ide biznesi e duan ta zhvillojnë atë. Kjo qendër vendos në dispozicion jo vetëm hapësirën dhe mjetet e punës por edhe mbështetje profesionale për zhvillimin sa më të plotë e të suksesshëm të ideve të reja të biznesit në fushën e Teknologjisë së Informacionit.  Kohëzgjatja e projektit është deri më Tetor 2017.

Ju mund të dërgoni kërkesën tuaj për të qënë pjesë e këtij projekti, duke dërguar CV-në, një letër motivimi dhe 2 letra rekomandimi, në adresën e mëposhtme: info@inovacioni.gov.al me subjekt e-maili: Pozionin Pune IADSA.

Në kuadër të këtij projekti MSHIAP fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e lartpërmendur:

  1. Kohëzgjatja e kontratave: 17 muaj

 

Pozicioni: Drejtor Projekti

Kohëzgjatja e projektit: 17 muaj

Lloji i Kontratës: Kontratë me kohë të plotë

 

Roli i Drejtorit të Projektit është të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë projektin sipas afateve strikte dhe brenda limiteve buxhetore. Drejtori i projektit është përgjegjës për koordinimin, organizimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projektit, me përfshirjen e plotë dhe bashkëpunimin me partnerëve Shqiptarë dhe të huaj.

  • Të zhvillojë dhe të mbajë një plan të detajuar të projektit që përfshin të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit;
  • Të marrë pjesë në takimet e grupit të punës dhe në takimet e Komitetit Drejtues;
  • Të koordinojë takimet, duke përfshirë edhe organizimin e udhëtimit;
  • Sigurimi i bashkëpunimit mes partnerëve të projektit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar;
  • Përgatitja e organizimit të projektit dhe Listat e komunikimit;
  • Përgjegjës për të marrë të dhëna nga aktivitetet në mënyrë të atillë që të nxirren rezultatet;
  • Përpilon raportet e progresit të projektit dhe analizën e performancës së aktiviteteve;
  • Përgatitja e planit të menaxhimit të rrezikut;
  • Monitoron planin e zbatimit për vizibilitetin e projektit;
  • Monitoron rregullisht shpenzimet e projektit dhe kohën e zbatimit të projektit;
  • Informon rregullisht Ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike mbi zbatimin e projektit;
  • Raporton te Komiteti Menaxhues i IADSA sipas kërkesës;
  • Harton raportet narrative të projektit;
  • Harton pasqyrën e aktiviteteve të projektit dhe raportet e progresit;
  • Motivon grupin e punës me qëllim realizimin e suksesshëm të projektit;
  • Siguron respektimin e afateve.

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e Drejtorit të Projektit duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të këtë diplomë universitare. Avantazh përbën diploma në shkenca ekonomike, shkenca sociale, shkenca juridike;
  2. Të ketë 3-5 vjet eksperiencë pune, në fushën e projekteve, kryesisht të financuara nga BE dhe/ose nga donatorë të tjerë;
  3. Të ketë eksperiencë në shkrim projektesh;
  4. Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;

 

  1. Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es.