Postuar më: 03 Maj 2016

Vend i lirë Pune -- Asistent/e Administrative për Projektin “I Learn/Unë Mësoj”

Thirrje për shprehje interesi

Asistent/e Administrative për Projektin “I Learn/Unë Mësoj”

Ky publikim ka afat për dorëzimin e dokumentave deri në datë: 3 Qershor 2016
 

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike është duke zbatuar projektin “I Learn/Unë Mësoj” të financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA, në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Fakultetin e Shkencave të natyrës, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë, Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe Organizatën Italiane CESTAS.

Projekti ka si objektiv pajisjen me tableta dhe ofrimin e një platforme dixhitale për njerëzit që nuk dëgjojnë duke kontribuar në integrimin e tyre tërësor në shoqëri.

Procesi i mësimdhënies për grupin e fëmijëve që nuk dëgjojnë do të lehtësohet nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje përmes një programi të personalizuar. Një program kompjuterik i specializuar do të zhvillohet për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave, program i cili do të ndikojë pozitivisht në shmangien e disa vështirësive siç është vështirësia e të shpjeguarit nga ana e mësuesve si dhe komunikimi interaktiv mes tyre dhe nxënësve të tjerë pa probleme dëgjimi.

Ky projekt propozon ngritjen e një platforme e-learning, e cila do të integrojë alfabetin multimedial daktilografik dhe fjalorin e gjuhës së shenjave të plotësuar edhe me përkthimin përkatës në gjuhën e folur. Platforma do të përfshijë gjithashtu programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, si dhe ushtrime të posaçme për këta nxënës.  Kohëzgjatja e projektit është deri më Tetor 2016.

Ju mund të dërgoni kërkesën tuaj për të qënë pjesë e këtij projekti, duke dërguar CV-në, një letër motivimi dhe 2 letra rekomandimi, në adresën e mëposhtme: info@inovacioni.gov.al me subjekt e-maili: Pozionin Pune IADSA.

Në kuadër të këtij projekti MSHIAP fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionet e poshtëpërmendura:

  1. Pozicioni: Koordinator/e projekti, Asistent/e Administrativ; dhe Përgjegjës për komunikimin.
  2. Kohëzgjatja e kontratave: 5 muaj

 

Pozicioni: Asistent/e- administrativ i projektit

Kohëzgjatja e projektit: 5 muaj

Lloji i Kontratës: Kontratë me kohë të plotë

 

Asistenti Administrativ i Projektit është një ekspert me kohë të plotë që  ka për detyrë sigurimin e menaxhimit të mirë administrativ të projektit. Ai/Ajo do të zbatojë praktikat administrative dhe procedurale për projektin. Ai/Ajo mbështet stafin e projektit në përpilimin e raporteve teknike, në përgatitjen e kontratave dhe në organizimin e takimeve dhe misioneve teknike të ekspertëve shqiptar dhe italianë.

Ai/Ajo përfaqëson personin e kontaktit për të gjithë partnerët në lidhje me çështjet administrative.

  1. Të bashkëpunojë dhe të koordinojë në mënyrë të vazhdueshme me Menaxherin e Projektit, mbi realizimin e aktiviteteve;
  2. Të mbështesë stafin e projektit mbi realizimin efektiv dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;
  3. Të administrojë të gjithë korrespondencat dhe t’i arkivojë ato;
  4. Është përgjegjës për sigurimin e mbështetjes të Menaxherit të Projektit;
  5. Kryen punë të përditshme në përputhje me rregullat e përgjithshme administrative të kontratës të projektit;
  6. Siguron asistencë në organizimin e takimeve të Komitetit Drejtues dhe të gjitha takimet e tjera të parashikuara gjatë zbatimit të projektit dhe siguron arkivimin e duhur të dokumentacionit;
  7. Ndihmon Menaxherin e Projektit në procesin e realizimit të nënkontraktimit dhe prokurimeve;
  8. Merr pjesë në takime të KD dhe të gjitha takimet e tjera sipas nevojës;
  9. Ndihmon në hartimin e raporteve të progresit në lidhje me çështjet teknike dhe administrative;
  10. Ndihmon ekipin e projektit në të gjitha aktivitetet zbatuese siç kërkohet;
  11. Kryen të gjitha punët tjera administrative lidhur me kërkesën e Menaxherit të Projektit;
  12. Ndihmon në koordinimin e aktiviteteve;
  13. Të dokumentojë dhe të ndihmojë gjatë vlerësimit të aktiviteteve;
  14. Të identifikojë dhe të kontrollojë burimet për blerjen e mallrave, materialeve dhe furnizimeve siç kërkohet nga projekti.

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e asistentit administrative duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të këtë diplomë universitare. Avantazh përbën diploma në shkenca ekonomike, shkenca sociale, shkenca juridike;
  2. Të ketë 3-5 vjet eksperiencë pune, në fushën e projekteve, kryesisht të financuara nga BE dhe/ose nga donatorë të tjerë;
  3. Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
  5. Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es.