Postuar më: 02 Nëntor 2015

Vend i lirë pune -- Asistent/e Administrative për Projektin “I Learn”

Thirrje për shprehje interesi:

Asistent/e Administrative për Projektin “I Learn”

Ky publikim ka afat për dorëzimin e dokumentave deri në datë: 02 Dhjetor 2015

 

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike do të zbatojë projektin “I Learn” të financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA, në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Fakultetin e Shkencave të natyrës, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë, Institutin e nxenesve qe nuk degjojne dhe Organizatën Italiane CESTAS.

Projekti ka si objektiv paisjen me tableta dhe ofrimin e një platforme dixhitale për njerëzit që nuk dëgjojnë duke kontribuar në integrimin e tyre tërësor në shoqëri.

Procesi i mësimdhënies për grupin e fëmijëve që nuk dëgjojnë do të lehtësohet nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje përmes një programi të personalizuar posaçërisht për ta në 450 tabletat elektronike të cilat do t`u vihen në dispozicion.

Një program kompjuterik i specializuar do të zhvillohet për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave, program i cili do të ndikojë pozitivisht në shmangien e disa vështirësive siç është vështirësia e të shpjeguarit nga ana e mësuesve si dhe komunikimi interaktiv mes tyre dhe nxënësve të tjerë pa probleme dëgjimi.

Ky projekt propozon ngritjen e një platforme e-learning, e cila do të integrojë alfabetin multimedial daktilografik dhe fjalorin e gjuhës së shenjave të plotësuar edhe me përkthimin përkatës në gjuhën e folur. Platforma do të përfshijë gjithashtu programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, si dhe ushtrime të posaçme për këta nxënës.  Kohëzgjatja e projektit është për një periudhë prej 24 muajsh.

 

Ju mund të dërgoni kërkesën tuaj për të qënë pjesë e këtij projekti, duke dërguar CV-në, një letër motivimi, në adresën e mëposhtme: info@unmesoj.al me subjekt e-maili: Pozionin Pune IADSA.

Në kuadër të këtij projekti MSHIAP fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e

a)            Asistent/e Administrativ;

b)            Kohëzgjatja e kontratates: 11 muaj

c)            Lloji i Kontratës: Kontratë me kohë të plotë

Asistenti administrativ i projektit është një ekspert me kohë të plotë me ngarkesë sigurimin e menaxhimit të mirë administrativ të projektit. Ai/Ajo do të zbatojë praktikat administrative dhe procedurale për projektin. Ai/Ajo mbështet stafin e projektit në përpilimin e raporteve teknike, në përgatitjen e kontratave dhe në organizimin e takimeve dhe misioneve teknike të ekspertëve shqiptar dhe italianë.

Ai/Ajo përfaqëson personin e kontaktit për të gjithë partnerët në lidhje me çështjet administrative.

a)            Të bashkëpunojë dhe të koordinojë në mënyrë të vazhdueshme me Menaxherin e Projektit, mbi realizimin e aktiviteteve;

b)            Të mbështesë stafin e projektit mbi realizimin efektiv dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

c)            Të administrojë të gjithë korrespondencat dhe t’i arkivojë ato.

d)            Është përgjegjës për sigurimin e mbështetjes të Menaxherit të Projektit

e)            Kryen punë të përditshme në përputhje me rregullat e përgjithshme administrative të kontratës të projektit,

f)             Siguron asistencë në organizimin e takimeve të Komitetit Drejtues dhe të gjitha takimet e tjera të parashikuara gjatë zbatimit të projektit dhe siguron arkivimin e duhur të dokumentacionit ;

g)            Ndihmon Menaxherin e Projektit në procesin e realizimit të nënkontraktimit dhe prokurimeve;

h)            Merr pjesë në takime të KD dhe të gjitha takimet e tjera sipas nevojës ;

i)             Ndihmon në hartimin e raporteve të progresit në lidhje me çështjet teknike dhe administrative;

j)             Ndihmon ekipin e projektit në të gjitha aktivitetet zbatuese siç kërkohet,

k)            Kryen të gjitha punët tjera administrative lidhur me kërkesën e Menaxherit të Projektit .

l)             Ndihmon në koordinimin e aktiviteteve.

m)          Të dokumentojë dhe të ndihmojë gjatë vlerësimit të aktiviteteve.

n)            Të identifikojë dhe të kontrollojë burimet për blerjen e mallrave, materialeve dhe furnizimeve siç kërkohet nga projekti

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e asistentit administrative duhet të përmbushë këto kritere:

a)            Të këtë diplomë universitare. Avantazh përbën diploma në shkenca ekonomike, shkenca sociale, shkenca juridike

b)            Të ketë 3-5 vjet eksperiencë pune, në fushën e projekteve, kryesisht të financuara nga BE dhe/ose nga donatorë të tjerë.

c)            Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

d)            Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.