Partneritet për Qeverisje të Hapur

Partneriteti për Qeverisje të Hapur është nisma vullnetare ndërkombëtare që synon të sigurojë angazhime të qeverive ndaj qytetarëve për të promovuar transparencën, fuqizimin e qytetarëve, luftën ndaj korrupsionit, dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e reja për forcimin e qeverisjes. Në funksion të këtyre parimeve, ky Partneritet ofron një forum ndërkombëtar dialogu dhe shkëmbimi mes qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat të cilët kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët për qeverisje të hapur duke përfituar po ashtu bashkarisht frytet e saj: qasje në informacion dhe qeverisje të përgjegjëshme e llogaridhënëse.

Shqipëria u angazhua në këtë nisëm në shtator të vitit 2011, duke premtuar kështu 30 angazhime, nga të cilat, vetëm 16 u përmbushën. Me formimin e qeverisë pas zgjedhjeve historike të vitit 2013, Kryeministri i vendit theksoi krijimin e një shoqërie të drejtë, duke deklaruar qeverisjen e hapur dhe transparente si një nga faktorët kyç të axhendës kombëtare të qeverisë. Si rezultat i kësaj, parimet e këtij partneriteti u kthyen në vëmendjen e qeverisë.

 

Tiranë, datë 15 Shtator 2016

Publikohet për konsultim Raporti i Vetëvlerësimit të Qeverisë për Planin e veprimit 2014 - 2016, në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur. Lutem dërgimin e sugjerimeve deri në datën 30 Shtator 2016 në adresën info@inovacioni.gov.al.

 

Tiranë, datë 29 Korrik 2016

Publikohet Plani i Veprimit i Qeverisë Shqiptare 2016 - 2018, në kuadër të iniciativës ndërkombëtare, Partneritet për Qeverisje të Hapur, të cilën mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare te Open Government Partnership: http://www.opengovpartnership.org/sites/default/files/NAP3_ALB.pdf  

 

Tiranë, datë 2 Korrik 2016

Publikohet Draft - Plani i Veprimit i Qeverisë Shqiptare 2016 - 2018, në kuadër të iniciativës ndërkombëtare, Partneritet për Qeverisje të Hapur. Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre mbi këtë Draft - Raport brenda datës 15 Korrik 2016 në adresën elektronike info@inovacioni.gov.al ose komentoni ne faqen e webit http://openalb.net/forumi-openalb/

 

Tiranë, datë 13 tetor 2015

Publikohet Draft - Raporti i dytë i vetvlerësimit i Qeverise Shqiptare në kuadër të iniciativës ndërkombetare, Partneritet për Qeverisje të Hapur. Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre mbi këtë Draft - Raport brenda datës 27 tetor 2015 në adresën elektronike info@inovacioni.gov.al

 

Dokumentet e bashkangjitur