Postuar më: 22 Nëntor 2016

Nisma OGP, rezultate konkrete për më shumë transparencë në qeverisje

Në 3 vitet e fundit janë arritur rezultate konkrete nga Qeveria në procesin e rritjes së transparencës. Bazuar në Plan-Veprimin 2014 – 2016 në kuadër të projektit OpenALB: Partneriteti ndërmjet qeverisë dhe Shoqërisë Civile në luftën kundër korrupsionit dhe promovimit të mirëqeverisjes rezulton se pjesa më e madhe angazhimeve të qeverisë janë realizuar.

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka organizuar një tryezë diskutimi me qëllim prezantimin e rezulateve dhe problematikave të hasura gjatë zbatimit të Plan-Veprimit për vitin 2014-2016. Në këtë tryezë përfaqësues të Qeverisë dhe Shoqërise Civile kanë ndarë përvojën e tyre në lidhje me Plan Veprimin aktual si dhe kanë ndërmarrë angzhime të mëtejshme bashkëpunimi në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, njëkohësisht edhe Koordinatoria Kombëtare e OGP, znj. Milena Harito theksoi rëndësine e këtij forumi, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe kontributit të Shoqerisë Civile në monitorimin e punës së qeverisë. Ministria Harito gjitathashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar parimet e OGP në Shqipëri.