Postuar më: 16 Shkurt 2017

Gjermania mbështetje Shqipërisë në promovimin e shkencëtarëve të rinj

Gjermania mbështetje Shqipërisë në promovimin  e shkencëtarëve të rinj

 

Shqipëria do të ketë asistencë dhe ndihmë nga Ministria e Arsimit gjermane sa i takon promovimit të shkencëtarëve të rinj. Në një takim të fundit dypalësh, ekspertët e ministrisë së arsimit gjerman dhe ekspertët shqiptar të Ministrisë së Inovacionit kanë  vlerësuar mundësitë për ngritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin dypalësh në transferimin e njohurive.

Seminari i përbashkët "Ngritja e Kapaciteteve dhe Transferimi i Njohurive në Shqipëri" ka shërbyer si një ndërlidhës mes dy vendeve për të krijuar mundësi të reja në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

Seminari u dha mundësinë pjesëmarrësve për tu vënë në kontakt me përfaqësues nga bota e politikës, shkencës dhe industrisë, me fokus të veçantë tek promovimi i shkencëtarëve të rinj dhe duke përfshirë ekspertë ndërkombëtarë në industrinë shkenca bashkëpunimit dhe transferimin e njohurive.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit diskutuan sfidat aktuale për sistemin shqiptar të kërkimit dhe inovacionit dhe mblodhën ide të veçanta për të nxitur projekte të përbashkëta, mbi këshillimin e politikave, ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e njohurive.

Në Shqipëri, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve, janë të orientuara kryesisht ndaj arsimit dhe kërkimit bazë. Kërkimi i orientuar drejt aplikimeve nuk është shumë i zhvilluar në këto vende, dhe transferimin e teknologjisë është i rrallë.

 

Tematikat kryesore që u trajtuara në seminar, ishin:

  • Ekosistemi kombëtar i inovacionit;
  • Krijimi i urave të bashkëpunimit midis akademisë dhe sektorit privat, si dhe aplikimi i rezultateve kërkimore në vend dhe rajon;
  • Nevojën për të adresuar krijimin dhe rritjen e potencialit publik dhe privat për investime në kërkim dhe transferimin e dijeve, si dhe rritje kapacitetesh;
  • Identifikimi i mundësive për investime në kërkim dhe transferim dijesh;
  • Promovimi i shkencëtarëve të rinj;
  • Krijimi i kontakteve dhe rrjetëzimeve për të forcuar bashkëpunim.