Administrata e depolitizuar - një luftë e gjatë dhe e përditshme

Postuar më: 11 Nëntor 2013
Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me DW, thekson nevojën e futjes së konkurseve të hapura dhe transparente për ngritjen e administratës profesionale e larg politikës.

Harito: Roli i ri i DAP-it në rekrutime dhe në numrin e nëpunësve civilë

Postuar më: 03 Tetor 2013
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, fajëson qeverinë ‘Berisha’ për sa i përket pamundësisë për të zbatuar nga 1 tetori ligjin e ri për administratën publike. Në një intervistë për “Shqip”, Harito shpjegon se pas miratimit të këtij ligji më shumicë të cilësuar në 30 maj, qeveria ‘Berisha’ duhet të kishte nisur pa humbur kohë nxjerrjen e akteve nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij. Por sipas Haritos, një gjë e tillë nuk u krye, duke ia lënë ‘barrën’ qeverisë socialiste, e cila ka marrë gjashtë muaj kohë për të mundësuar zbatimin e këtij ligji.

Harito:14 mijë aplikime on-line për punë në administratë

Postuar më: 03 Tetor 2013
14 mijë qytetarë kanë bërë tashmë aplikimin on-line për një vend pune në administratë. Kështu pohon në një intervistë për “Shekullin”, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Procesi i nisur nga Kryeministri Edi Rama vijon, ndërkohë që ka nisur puna për klasifikimin e CV-ve të dorëzuara tashmë. Sipas Haritos, klasifikimi bëhet në bazë të shkollimit, eksperiencës, por dhe kompetencave përkatëse, madje me një pjesë të aplikantëve është zhvilluar dhe faza e parë e intervistave.

Harito :"Teknologjia mund të luftojë korrupsionin"

Postuar më: 24 Shtator 2013
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike ka qenë e ftuar në studion e televizionit "A1 Report" për t'iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit, Andi Kapxhiu. Si mund të përdoret teknologjia për të luftuar korrupsionin, do të jetë një nga temat e diskutimit në studio. Masat konkrete që do ndërmerren për të zhvilluar sektorin e teknologjisë.
Administrata publike, jo rrallë ka krijuar pakënaqësi në radhët e publikut për shkak të performancës dhe shërbimit të dobët ndaj(...) 01-02-2015