Administrata, qytetarët duhet që të besojnë tek konkurset

Postuar më: 01 Shkurt 2015
Administrata publike, jo rrallë ka krijuar pakënaqësi në radhët e publikut për shkak të performancës dhe shërbimit të dobët ndaj qytetarëve. Teksa nepotizmi dhe korrupsioni janë disa nga shkaqet kryesore që kanë çuar në pakënaqësi të shumta mbi mënyrën se si funksionon administrata. Dhe për ta ndryshuar këtë situatë, ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, e drejtuar nga Milena Harito prej gati 1 viti e gjysmë, ka shpallur konkurse për ta ndryshuar në tërësi administratën. Në një intervistë të posaçme për “Koha Jonë”, ministrja Harito flet konkretisht mbi punën e bërë deri më tani, si edhe përpjekjet për të përmirësuar gjendjen...

Nëpunësi civil, ndryshon ligji

Postuar më: 17 Shtator 2014
Ligji i nëpunësit civil do të ndryshojë sërish. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë për gazetën “Shekulli” sqaron ndërhyrjet në ligjin që prej disa muajsh ka hyrë në fuqi. Ndryshimi kryesor ka të bëjë me përcaktimin e kritereve të qarta të perfomancës të çdo punonjësi të administratës në mënyrë që vlerësimi të kryhet herë pas here, për të ruajtur efektivitetin e administratës publike.

Shqipëria:një identitet i ri

Postuar më: 08 Korrik 2014
Intervistë mbi sfidat e qeverisë për rimëkembjen e ekonomisë dhe sfidat e MIAP në fushën e teknologjisë, dhënë për revistën e kompanisë prestigjoze Safran, lider botëror në fushën e aeronautikës, sigurisë dhe mbrojtjes.

Harito: S'ka emërime në administratë deri në Korrik

Postuar më: 16 Mars 2014
Ministrja e Inovacionit Milena Harito, në një intervistë për A1 Report, sqaron situatën me konkurset për në administratë.

Harito:" Vetëm 260 persona në listë pritjeje"

Postuar më: 26 Shkurt 2014
Qeveria ka zbatuar të gjitha procedurat ligjore për lëvizjet në administratën publike. Ministrja për Inovacionin dhe Administratë Publike, Milena Harito, në një intervistë për "Shekullin" iu përgjigjet akuzave të përsëritura nga opozita. Ajo sqaron me shifra të gjitha lëvizjet e bëra në administratë. Harito pohon se janë 260 nëpunës që kanë dalë në listën e pritjes 62 prej të cilëve kanë dhënë dorëheqjen për arsye personale, ndërsa 26 janë rikthyer në detyrë në struktura të tjera.

Harito:" ‘Nëpunësi Civil’, synojmë zbatimin e ligjit. Nga administrata janë larguar vetëm 260(...)

Postuar më: 25 Shkurt 2014
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito thekson se nga administrate publike janë larguar vetëm 260 persona, nga të cilët 62 kanë paraqitur dorëheqjen për arsye personale.

Harito: Lënia e mandateve nga ministrat, çështje kohe

Postuar më: 17 Dhjetor 2013
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, shprehet se lufta ndaj korrupsionit në administratë është një sfidë e përhershme që do të mund të fitohet nga mazhoranca e re. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Harito shprehet se teknologjia dhe modernizimi i shërbimeve të administratës, është një nga projektet që do të sjellë më pak korrupsion.

Harito, reforma sa ka filluar-administrata e politizuar prej 70 vitesh

Postuar më: 27 Nëntor 2013
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, gjatë një interviste dhënë për ATSH-në, foli për procesin reformues të Adiministratës Publike, një proces ky që sipas saj sapo ka filluar dhe që do të jetë gradual edhe pas hyrjes në fuqi të akteve nënligjore të ligjit “për nëpunësin civil”. Ndër të tjera Harito thekson se ndryshimi do të jetë thelbësor, pasi adiministrata jonë publike ka funskionuar si e politizuar prej plot 70 vitesh.

Harito: Nëse opozita ka listë me emra, ta sjellë në zyrën time

Postuar më: 26 Nëntor 2013
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito iu përgjigj akuzave të opozitës, e cila pretendon se qeveria e re ka larguar nga puna rreth 2500 punonjës të administratës publike. E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ministrja Harito tha se nëse opozita disponon listën me emrat e punonjësve të pushuar, ta dërgojë atë në zyrën e saj. Lidhur me vendimin e pritshëm të Kushtetueses për aktin normativ për nëpunësin civil, ministrja tha se nuk sheh asnjë arsye që gjykata të hedhë poshtë këtë akt.

Harito: "S’ka më punë me njohje, kriteret e reja"

Postuar më: 17 Nëntor 2013
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, zbardh procedurat e reja të rekrutimit në administratën publike. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Harito sqaron se lajmërimet për pozicionet e lira të punës do të postohen në faqen e internetit të Departamentit të Administratës Publike, në portalin e Shërbimit të Punësimit Kombëtar dhe gjithashtu edhe në portalet e përzgjedhura punëkërkuese të menaxhuara nga organizatat jofitimprurëse apo ato private.
Administrata publike, jo rrallë ka krijuar pakënaqësi në radhët e publikut për shkak të performancës dhe shërbimit të dobët ndaj(...) 01-02-2015