Fjala e Ministres Harito, në aktivitetin e 300 Ditëve të Qeverisë

Postuar më: 15 Korrik 2014
Në 300 ditë është ndërmarrë reforma më rrënjësore e Administratës Publike në 15 vitet e fundit. Reforma e Administratës ishte kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndaj u pregatit një bazë e gjerë ligjore për të konsoliduar dhe integruar rreth 7000 punonjës civilë në Administratën Qendrore, sepse pikërisht nga profesionalizmi i tyre varet çelja dhe avancimi i negociatave me BE.

Fjala e Ministres Harito përpara Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, datë 12(...)

Postuar më: 14 Qershor 2014
Aujourd'hui nous savons bien que le développement durable, ainsi que la démocratisation socio-économique de chaque pays sont étroitement liés aux efforts d'émancipation et d'indépendance financière des femmes comme le disait si bien Madame Gonzales. Ceci est un des objectifs du Millénaire et il y a à cet égard toujours beaucoup à faire à tous les niveaux.

Mbyllet Java e Inovacionit 2014

Postuar më: 18 Maj 2014
Zv/Kryeministrin për mbështetjen në të gjithë aktivitetin e lidhur me inovacionin, Koleget Ministra për pjesemarrjen aktive dhe aktivitetet e organizuara prej tyre gjatë kësaj jave, zotërinjtë Ambasadorë dhe donatorët për suportin që na kanë dhënë në vite e vazhdojnë të na japin në fushën e inovacionit.

Fjala e zbardhur e Ministres Harito, Konferenca “Open Source”

Postuar më: 05 Maj 2014
Nëse kaq shumë njerëz janë zgjuar në mëngjes dhe nëse ju të gjithë jeni fansa të Open Source, sot është ditë shumë e lumtur për mua. Sigurisht që zhvillimi i Open Source është një debat i madh në të gjithë botën, një çështje që kudo nuk është “straight forward”, nuk është një çështje që është e zgjidhur përgjithmonë dhe aq më tepër në kushtet tona ku zhvillimi i teknologjive të informacionit të komunikimit mbetet në një stad ku ka nevojë ende për shumë zhvillim.

Fjala e Ministres Harito gjatë ICT Awards

Postuar më: 26 Prill 2014
Ndoshta të gjithë presin që unë të flas për teknologjinë, por përpara një salle ku ka kaq shumë profesionistë të fushës, unë nuk do rrezikoj! Kështu që do doja të thoja vetëm disa fjalë si e shoh unë se përse teknologjia drejton një nga problemet kryesore që ka shoqëria jonë. Mendoj që një nga gjërat që shkatërron sot shumë fusha me të cilat ne përballemi cdo ditë është mungesa e besimit tek njëri-tjetri. Është fakti që qytetarët e kanë të vështirë të besojnë tek Qeveria, sistemi gjyqësor nuk ofron besim për atë që bën, shërbimet ofrohen në një mënyrë të atillë, që nuk përcjellin besimin se ai që ofrohet është shërbimi më i mirë i mundshëm. Cështja themelore është që ne nuk arrijmë të kemi besim dhe si na ndihmon teknologjia në këtë gjë?

Fjala e zbardhur e Ministres Harito në Konferencën e Projektit Pitagora

Postuar më: 25 Prill 2014
Po përfitoj ta përshëndes zotin Zv. Ambasador të BE, duke e falënderuar për mbështetjen që komisioni evropian i ka dhënë Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha fushat, por në veçanti në fushën e inovacionit e teknologjisë dhe sigurisht që do të kemi nevojë për mbështetje edhe më tej.

Fjala e Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj.Milena Harito, në “Startup Live Tirana III”

Postuar më: 12 Prill 2014
Në të vërtetë përpara se të filloja te them disa fjalë, do të doja ta filloja me një pyetje për Z. Dyrmishi së pari, sigurisht duke vlerësuar jashtëzakonisht shumë vazhdimësinë e këtij aktiviteti, sepse është një gjë e mirë, që vërtetë duhet inkurajuar. Në fakt, ne si popull jemi disi të prirur ti marrim gjërat me entuziazëm, ti fillojmë, por ndoshta kemi pak më shumë vështirësi për ti vazhduar ato, kështu që është për tu shënuar fakti që ky aktivitet ende vazhdon, por ajo që unë doja të pyesja është: “Nga ata pjesëmarrësit e dy viteve të para, a ka ndonjë që sot është kthyer në biznes real?”

Fjala e Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj.Milena Harito, gjatë prezantimit të Projektit(...)

Postuar më: 11 Prill 2014
Ju falënderoj në radhë të parë për ftesën dhe për kënaqësinë e të qenit në Universitetin e New Yorkut në Tiranë, ku kam pasur rastin të vij edhe herë tjetër. Është kënaqësi e veçantë për disa arsye.

Fjala e Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e mbajtur në tryezën e(...)

Postuar më: 17 Mars 2014
Vitin e kaluar dhe këto muaj, që nga shtatori i viti 2013, keni dëgjuar shumë për ligjin e nëpunësit civil. Keni dëgjuar shumë edhe përpara zgjedhjeve në mënyrë shumë të politizuar. Ishte një nga tre ligjet e famshme që duhej votuar patjetër, pasi përbënte një nga kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat.

Fjala e Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike znj. Milena Harito, në prezantimin e projektit(...)

Postuar më: 13 Mars 2014
Faleminderit zoti Zela për ftesën, Faleminderit USAID për gjithë mbështetjen e këtij projekti. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, pjesë e reformës së Administratës Publike,