Amendimet e Ligjit të Nëpunësit Civil

Postuar më: 18 Dhjetor 2014
U miratuan sot me shumicë votash ndryshimet për ‘Ligjin e Nëpunësit Civil’. Këto ndryshime do të mbështesin reformen e ndërmarë për modernizimin e administratës publike dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj.

#SiguriOnline -- Hapësirë Kibernetike e Sigurtë

Postuar më: 24 Tetor 2014
Tiranë, 24 Tetor -- Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike me Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) organizuan sot eventin #SiguriOnline në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit të sigurisë kibernetike. Aktiviteti, i cili mblodhi sëbashku ekspertë të informatikës dhe teknologjisë, kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, edukimit si dhe të promovimit të një shoqërie dixhitale të sigurtë.

Konferencë -- “Letërnjoftimi, Siguria juaj për Shërbimet Elektronike”

Postuar më: 11 Tetor 2014
Tetor (11/10/2014) -- Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, zhvilloi Konferencën me temë “Letërnjoftimi, Siguria juaj për Shërbimet Elektronike”. Në këtë konferencë u prezantuan një sërë shërbimesh elektronike të cilat kanë si bazë përdorimin e letërnjoftimit duke garantuar siguri dhe cilësi të lartë të shërbimeve publike dhe private. Iniciuar nga Autoriteti Kombëtar i Çertifikimit Elektronik (AKÇE) dhe mbështetur nga MSHIAP, në konferencë morën pjesë përfaqësuesit e lartë të qeverisë shqiptare, Kryeministri i vendit Z. Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme z. Sajmir Tahiri, drejtori ekzekutivë të Safran Morfo, AAEF dhe Aleat si dhe drejtorë të insititucioneve qeveritare, QKR, AKSHI, DPT dhe përfaqësues të sektorit privat Union SHKK.

Posta Shqiptare – Sfidat dhe Prespektivat Europiane

Postuar më: 09 Tetor 2014
Tetor (09/10/2014) – Z. Lorin Ymeri, Drejtor Kabineti pranë Ministrisë se Shtetit dhe Administratës Publike mori pjesë në aktivitetin organizuar nga Posta Shqiptare në kuadër të Ditës Botërore të Postës dhe 140-vjetorit të krijimit të Bashkimit të Përbotshëm Postar, UPU. Në fjalën e tij përshëndetëse z. Ymeri theksoi rëndësinë e zhvillimit dhe rritjes së cilësisë në rrjetin e Postës Shqiptare dhe anagazhimet afatgjata të Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike në këtë fushë.

Fjala e Ministres Harito gjatë raportimit publik mbi 300 ditët e MSHIAP

Postuar më: 24 Korrik 2014
Kjo periudhë 300 ditore, kur shikojmë imazhet që u shfaqën, na kujton një mori marramendëse aktivitetesh, por tej tyre një mori edhe më e madhe punësh më pak të dukshme në këtë periudhe. Sigurisht që do ta filloj duke falenderuar zotin zv. Kryeministër i cili është këtu, si një mbështetës i vecantë i inovacionit jo vetëm në pozicionin e tij aktual, por edhe për një sërë rezultatesh të suksesshme në këtë fushë në bashkinë e Korcës.