Postuar më: 16 Janar 2014

Njoftim zyrtar i MIAP

“Me anë të këtij njoftimi për shtyp dëshirojmë të sqarojmë se lajmi i publikuar sot, më datë 16 Janar 2014, në mediat e shkruara dhe online, sipas të cilit një drejtoreshë e Ministrisë së Inovacionit ka marrë peng një person, nuk është i vertetë. Ministria jonë kreu të gjitha kërkimet  dhe verifikimet e nevojshme dhe kërkon korrigjimin e një lajmi të tillë, të ndërtuar me të dhëna false e të pabaza. Kërkojmë të sqarojmë se zonja në fjalë nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë në këtë institucion dhe se ministria jonë nuk ka në strukturën e saj, që mund të gjendet edhe në faqen onlinë të ministrisë, një drejtori të marrëdhënieve me publikun. Ne jemi gjithmonë të hapur dhe të gatshëm të diskutojmë me gazetarët çdo lajm që lidhet me veprimtaritë apo ngjarje të lidhura me ministrinë. Në këtë rast dëshirojmë të theksojmë me keqardhje se asnjë gazetar nuk na ka kontaktuar për të verifikuar lajmin në fjalë, për të kërkuar informacion nga ne, por është mjaftuar me informacionin e shkruar në faqen personale në rrjetin social Facebook të përsonit në fjalë. MIAP fton të gjithë gazetarët të respektojnë rregullat e etikës dhe profesionalizmit dhe të kontrollojnë e vërtetojnë informacionet e tyre përpara se t’i publikojnë ato”. 

 

Me respekt,

MIAP