Postuar më: 16 Tetor 2014

MSHIAP dhe Protik | Fillimi i Programit “Start-Up Accelerator”

Tiranë, 16 Tetor 2014 -- Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena HARITO mori pjesë sot në aktivitetin organizuar për fillimin e programit “Start-Up Accelerator”. Ky program, i iniciuar nga MIAP dhe Protik, në bashkëpunim me partner ndërkombëtarë; i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Z. Henry Jardine, dhe Kryetari i Fondacionit Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit, Z. Michael Granoff, ka si qëllim mbështjetjen e ideve të reja të të rinjve në krijimin e bizneseve të reja ose zhvillimin e atyre aktuale. Për programin “Start-up Accelerator”pas shqyrtimit të 15 propozimeve me ide për biznese të reja, u përzgjodhen tri grupe sipërmarrësish të rinj, të cilët do të marrin pjesë në një praktikë 6-mujore për të zhvilluar dhe për të hedhur në treg ide biznesi.

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena HARITO mbajti për këtë rast fjalimin:

--##--

Shumë të nderuar pjesëmarrës, Z. Jardine z. Granoff - është vërtetë kënaqësi të jem këtu sot për disa arsye. Jemi mbledhur shumë herë në Portik gjatë këtij viti qëkurse unë jam në detyrë, qeveria jonë është në detyrë dhe kemi mbështetur fort aktivitetin e Protik si dhe siç e thanë të gjithë parafolësit si një platformë shkëmbimi, ndërveprimi ndërmjet të gjithë partnerëve. Kanë kaluar dy vjet tashmë nga krijimi i Protik dhe sigurisht që gjërat duan kohën e vet, kjo platformë ka funksionuar, ka vënë shumë partner të flasin midis tyre, të bisedojnë midis tyre, të shkëmbejnë ide, por jeta është e ngarkuar, ka shumë elemente, është shumë intensive, ndonjëherë siç shpesh herë të dalim nga këto zyra, kanë tendencë të harrojnë çfarë kanë dëgjuar.

Kështu që në bashkëpunim shumë të ngushtë me bordin e Protik, ne dëshironim t’i jepnim një hov të ri Protiku-ut në aktivitetin e vet duke pohuar që të shikonim rezultate të vogla por shumë konkrete këtë herë. Pra të mos ishim më vetëm një platformë bashkëpunimi, e cila do të vazhdojë të jetë, Protik do të vazhdojë ta luajë këtë rol sepse është i mbështetur fuqimisht ta luajë këtë rol, por të krijojë diçka më shumë. Të krijojë një model të mirë sepse unë dhe qeveria jonë besojmë që në këtë vend kaq të komplikuar, në stadin e zhvillimit ku jemi në Shqipëri dhe të jemi shumë koshient për këtë, besojmë shumë tek fuqia e modelit. Dhe për këtë arsye duam të krijojmë një, dy, tre, qoftë dhe shumë pak modele të mira, por shumë konkrete. Kjo ishte arsyeja se pse në  bashkëpunim me bordin vendosëm që të shtyjmë shumë vonë idenë e krijimit e programit “Start-up Accelerator”.

Kemi projektuar shumë promovime nëpërmjet konkurseve, kemi ndihmuar shumë të rinj, ku të kenë një platformë ku të promovojnë idetë e tyre, por mendoj që kjo nuk është mjaft.

Një nga problemet e mëdha që ka Shqipëria sot si dhe shumë vende të tjera është punësimi i të rinjve dhe është për ne shqetësim kryesor për të gjithë qeverinë, nga i pari deri tek i fundit dhe ne të gjithë  kemi në prioritetin e parë të punës sonë, punësimin. Ne për këtë arsye na duket jashtëzakonisht e rëndësishme që në këtë sektor si ICT ku duhet të kishim më shumë mundësi, më shumë prioritete, na duket e domosdoshme se si këtu të krijohen modelet konkrete.

Protik, kjo iniciativë sot është një prej tyre, kemi disa iniciativa paralelisht që nga partner të ndryshëm po ngrihen në këtë momente dhe shpresojmë që të ketë dhe konkurrencë midis tyre dhe të tregojnë cili është më i zoti që ta bëjë këtë punë, sepse në fund të fundit shteti ka një rol të caktuar nxitës por nuk e zëvendëson dot kurrë iniciativën e lirë.

Në këtë sektorë ky tregu është botëror, ku investimet fillestare janë shumë minimale për të ndërtuar një biznes të ri. Kur them që tregu është botëror është shumë e rëndësishme që të kuptohet që aty brenda nuk e krijon vetëm tregun lokal, por ka propabilitet të lartë për shitjeje dhe sigurisht kjo ka të mirën e vet sepse ke hapësira pafund përpara teje… por ka edhe vështirësinë sepse jep konkurrencë të pafundme, me të gjithë ata që bëjnë të njëjtën gjë. Dhe pikërisht këtë duam t’iu mësojmë këtyre të rinjve, t’iu mësojmë se si konkretisht të kalojnë nga idetë e tyre, tek ajo dëshira fëminore që të punësohen në administratë në dëshirën që të fitojnë para të krijojnë biznesin e tyre në vend dhe të fuqizohen. Këtë model duam të japim. Dhe ndërkohë kemi hasur dhe një problem konkret, këta të rinj që kanë aftësitë për të krijuar dhe për t’u punësuar në sektorët e ICT-së, shumë shpejt në kuptimin tonë iu mungojnë aftësitë e nevojshme të marketingut, të ekonomisë për ta kthyer këtë në një biznes. Ky është roli që duhet të bëjë Protik me bashkëpunimin e të gjithë partnerëve, por dhe duke angazhuar shumë studentë të gatshëm dhe vullnetarë, të cilët unë i kam takuar, dhe që ata vetë mund të vijnë për të ndihmuar dhe që të mësojnë në gjithë këtë proces. Pra të krijojmë disa modele, shpresojmë suksesi në këtë fushë. Të kthehem tek çështja që përmendi zonja Kasaj, fondet janë të rëndësishme, por po ta mendojmë pak me qetësi; Pse i duam fondet? Fondet i duam që të përdorim kapacitetet, për të blerë kapacitete njerëzore në këto raste dhe kapacitetet njerëzore i kemi këtu, kapacitetet njerëzore jemi ne, nëse dëshirojmë që ta bëjmë këtë gjë do ta bëjmë, ne do t’ia dalim.

Ju faleminderit të gjithëve!

--##--