Njoftim mbi rinovimin e licensës së sipërmarrësit të komunikimeve elektronike Albanian Mobile Communications sh.a

Postuar më: 10 Prill 2015
Në vijim të kërkesave për informacion mbi procedurën e rinovimit të autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dhëna me konkurrim dhe më specifikisht mbi procedurën e rinovimit të autorizimit individual të sipërmarrësit të komunikimeve elektronike AMC, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike informon me anë të këtij njoftimi palët e interesuara.

MSHIAP dhe Protik | Fillimi i Programit “Start-Up Accelerator”

Postuar më: 16 Tetor 2014
Tiranë, 16 Tetor 2014 -- Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena HARITO mori pjesë sot në aktivitetin organizuar për fillimin e programit “Start-Up Accelerator”. Ky program, i iniciuar nga MIAP dhe Protik, në bashkëpunim me partner ndërkombëtarë; i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Z. Henry Jardine dhe Kryetari i Fondacionit Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit, Z. Michael Granoff, ka si qëllim mbështjetjen e ideve të reja të të rinjve në krijimin e bizneseve të reja ose zhvillimin e atyre aktuale. Për programin “Start-up Accelerator” pas shqyrtimit të 15 propozimeve me ide për biznese të reja, u përzgjodhen tri grupe sipërmarrësish të rinj, të cilët do të marrin pjesë në një praktikë 6-mujore për të zhvilluar dhe për të hedhur në treg ide biznesi.

Takimi i Ministerialit të Mesdheut për Ekonominë Dixhitale

Postuar më: 30 Shtator 2014
Bruksel, 30 Shtator 2014 -- Minsitri i Shtetit për Inovacioin dhe Administratën Publike, Znj. Milena Harito mori pjesë në takimin e Ndër Ministror të Mesdheut për Ekonominë Dixhitale. Ministrat përgjegjëse për TIK/Ekonominë Dixhitale, të vendeve pjesëtare të Bashkimit Mesdhetar, Bashkëpresidentet SH.T Dr.AL Dr Azzam Sleit, Minister i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Mbretërine Hashemite të Jordanisë dhe SH.S Znj. Neelie Kroes, Zëvendës presidente e Komisionit Evropian dhe Komisionere për Axhendën Dixhitale të Bashkimit Evropian, u mblodhën për të riafirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për Ekonominë Dixhitale dhe theksuan se Ekonomia Dixhitale vazhdon të jetë një mjet i veçantë për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë, si dhe ndikon në rritjen e vendeve të punës në të dy anët e Mesdheut.

Nëpunësi civil, Qeveria, qëndrim të palëkundur për zbatimin e Kushtetutës

Postuar më: 14 Shkurt 2014
Ka një problem me opozitën e Partisë Demokratike sot. Kur i ftojmë në takim në Kuvend për të diskutuar, nuk vijnë, kur i shkruajmë për ti informuar dhe kërkuar mendim, nuk përgjigjen. Në parlament nuk e kanë mendjen tek rendi i ditës e në fund ankohen pse nuk u pyetën.

Njoftim zyrtar i MIAP

Postuar më: 16 Janar 2014
Me anë të këtij njoftimi për shtyp dëshirojmë të sqarojmë se lajmi i publikuar sot, më datë 16 Janar 2014, në mediat e shkruara dhe online, sipas të cilit një drejtoreshë e Ministrisë së Inovacionit ka marrë peng një person, nuk është i vertetë. Ministria jonë kreu të gjitha kërkimet dhe verifikimet e nevojshme dhe kërkon korrigjimin e një lajmi të tillë, të ndërtuar me të dhëna false e të pabaza.

Konkurencë dhe meritë në themel të Administratës Publike

Postuar më: 18 Tetor 2013
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, siguroi sot, edhe në emër të Kryeministrit, se do të zhvillohet një proces me rregulla shumë të forta, me konkurrencë të lirë dhe me rezultate të bazuara vetëm dhe vetëm mbi meritën.

Në dialog pa kushte

Postuar më: 14 Tetor 2013
Qeveria ripërsëriti sot, thirrjen për dialog pa kushte ndaj opozitës, lidhur me Ligjin “Për Nëpunësin Civil”. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito rikonfirmoi përmes një deklarate për shtyp, vullnetin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një tryezë me opozitën dhe për të dialoguar pa kushte mbi pazbatueshmërinë e këtij ligji.