Misioni

Ministri i Shtetit për Inovacionit dhe Administratën Publike, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë, ushtron me përgjegjësi të plotë, veprimtarinë e saj në hartimin dhe bashkërendimin e politikave në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike, të infrastrukturës së informacionit gjeohapësinor, në shërbimet postare, mediat audiovizive dhe për reformimin dhe modernizimin e administratës publike.