Postuar më: 14 Janar 2016

VKM Nr.875, datë 30.10.2015

Dokumentet e bashkangjitur

R E P U B L I K A    E   S H Q I P Ë R I S Ë

KËSHILLI   I  MINISTRAVE

 

V E N D I M

Nr. 875, Datë 30.10.2015

    PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.593, DATË 10.9.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR KRIJIMIN E FONDIT

NË MBËSHTETJE  TË SIPËRMARRJEVE T Ë  REJA "START-UP'"'

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, shkronjat "a", "c", 'ç", "d" e "dh", 7, pika 2, dhe 8, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, "Për ndërmarrjet e vogla e të mesme", të ndryshuar,  të  neneve  5  e  7,  të  ligjit  nr.10303, datë 15.7.2010, "Për krijimin dhe menyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë  Shqiptare  të  Zhvillimit  të Investimeve  (AIDA)",   dhe   të ligjit nr.160/2014 , "Për buxhetin e vitit 2015", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Paragrafi i dytë, në piken 4, të vendimit nr.593 , datë 10.9.2014, të Keshillit të Ministrave, ndryshohet, me ketë permbajtje:

"Gëzojnë të drejtën për të përfituar nga kjo skeme të gjitha sipërmarrjet e reja që zhvillojnë veprimtari për një periudhë nga 0 (zero) deri në 2 (dy) vjet dhe janë të regjistruara në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit.".

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".