Postuar më: 14 Janar 2016

VKM Nr.556, datë 18.6.2015

Dokumentet e bashkangjitur

 

R E P U B L I K A       E   S H Q I P Ë R I S Ë

KËSHILLI   I  MINISTRAVE

 

 

V E N D I M

Nr. 556,  datë 18.6.2015

 

 

PËR

 

    DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 169, DATË 25.2.2015, TË KËSHILLIT TE MINISTRAVE, "PËR PLANIN VJETOR

  TË PRANIMIT NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS

SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2015"

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, "Për nëpunësin civil", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Shkronjat "b" dhe "c", të pikës 1, të vendimit nr.169, datë 25.2.2015, të Këshillit te Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:

 

 

b)  Për kategorinë e mesme drejtuese                100.

c) Për kategorinë e ulët drejtuese                       280.

 

 

                                                   

Ky vendim hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren zyrtare”

 

KRYEMINISTRI

EDI RAMA