Postuar më: 16 Janar 2016

VKM Nr.1078, datë 23.12.2015

Dokumentet e bashkangjitur

R E P U B L I K A   E   S H Q I P E R I S Ë

KËSHILLI  I MINISTRAVE

 

V E N D I M

 

Nr. 107, datë 23.12.2015

PËR

MIRATIMIN  E DOKUMENTIT  "STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NE SHQIPËRI, TEMA - KUFIJTË E NJËSIVE ADMINISTRATIVE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 2, shkronja "d" dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqiperisë", me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e dokumentit "Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, tema – Kufijtë e njesive administrative", sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij .

 

2.Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

KRYEMINISTRI

EDI RAMA