Raport monitorimi "Strategjia Axhenda Dixhitale 2015 - 2020"

Strategjia e Axhendës Dixhitale në Shqipëri është një ndër prioritetet e Qeverisë si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit në vend.

Strategjia Ndërsektoriale “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020”, u miratua me vendimin nr. 284 datë 01.04.2015, të Këshillit të Ministrave. Kjo strategji e hartuar në përputhje me Axhendën Europiane 2020 dhe Strategjinë Rajonale SEE-2020, synon një drejtim të koordinuar dhe efikas të zhvillimeve në axhendën dixhitale.

Prioritetet madhore të kësaj strategjie janë: zhvillimi i qeverisjes elektronike, përmirësimi i infrastrukturës kombëtare të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dhe krijimi i Kadastrës Shumëqëllimshme. Këto janë prioritete afatgjata, të parashikuara dhe në SKZHI dhe të shtrira në kohë, në periudhën 2015-2020.

Dokumentet e bashkangjitur