Konsultim publik për projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike, të ndryshuar”" (Versioni I)

Ligji nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike” i ndryshuar, është në përputhje me Direktivën 2000/31/EC, “Mbi disa aspekte ligjore të shërbimeve të Shoqërisë së Informacionit, veçanërisht mbi tregtinë elektronike në tregun e brendshëm” e njohur si direktiva për Tregtinë elektronike.

Zhvillimet teknologjike, rritja e përdorimit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, e bëjnë gjithnjë e më të nevojshëm kuptimin e qartë të shërbimeve dhe veprimtarive që rregullohen nga Ligji Nr. 10128 datë 11.5.2009. Shërbimet e shoqërisë së informacionit, mbulojnë një gamë të gjerë veprimtarish ekonomike dhe shërbimesh që kanë tre karakteristika: ofrohen përmes mjeteve elektronike, ofrohen në distancë dhe kundrejt kërkesës së marrësit të këtyre shërbimeve.

Ky projekt-ligj përmes qartësimit të shërbimeve që përfshin fusha e veprimit dhe përkufizimi ligjor i shërbimeve të shoqërisë së informacionit, i dhënë në ligjin në fuqi për tregtinë elektronike si dhe, plotësimi me afate që lidhen me zbatimin e rregullave në fuqi, synon të sjellë një zbatim më të mirë të dispozitave aktuale në fuqi për shërbimet e shoqërisë së informacionit.

Propozimet dhe sugjerimet tuaja me qëllim përmirësimin e projekt ligjit janë të mirëpritura në adresën zyrtare të MSHIAP:  info@inovacioni.gov.al