Konsultim publik për “Dokumenti i politikave afatgjata për ofrimin e shërbimeve me në qendër qytetarin nga administrata shtetërore në Shqipëri”

Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, në qershor 2014, i ka dhënë një impuls të shtuar reformave në Shqipëri.

Në drejtim të mirëqeverisjes inovative, një ndër gjashtë prioritetet e qeverisë shqiptare për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social, në fokus është transformimi i mënyrës së ofrimit të shërbimeve në Shqipëri përmes qasjes me në qendër qytetarin dhe parimeve të kujdesit për klientin.

Për të detajuar objektivat, parimet dhe ndërhyrjet kryesore për realizimin e vizionit strategjik dhe harmonizimin e veprimtarive mes të gjithë aktorëve të përfshirë, me nismën e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike (MIAP), qeveria shqiptare ka hartuar këtë dokument politikash afatgjata për ofrimin e shërbimeve nga administrata shtetërore në Shqipëri, me në qendër qytetarin.

Dokumentet e bashkangjitur